Kontrolli policor në Mitrovicë i zbulon boks hekuri 17-vjeçarit, nis

0%

Një 17-vjeçar ka përfunduar nën hetim pasi gjatë një kontrolli policor iu gjet një mjet i ndaluar, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 7 korrikut, rreth orës , në rrugën “Ukshin Kovaqica ” në Mitrovicë. Gjatë zbatimit të një plani operativ, njësitet policore të antidrogës kanë ndaluar për kontroll A. B. rreth 17 vjeç.

Gjatë kontrollit trupor, në njërin prej xhepave të tij është gjetur dhe sekuestruar një boks hekuri. Pas shoqërimit në stacion policor, i mituri është intervistuar në prani të procedurave ligjore përkatëse.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, me rekomandimin e Prokurorit kujdestar, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” , ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com