Shpërndaje në: Fulhami e ka emëruar Alvaro Arbeloan kryetrajner, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Klubi i Premier Leagues njoftoi për emërimin e Arbeloas në orët e vona të së martës. Për spanjollin është angazhimi i parë si trajner jashtë vendit të tij. Arbeloa e zëvendëson Marco Silvan. Portugezi u largua pas pesë vjetësh në krye të Fulhamit dhe mori drejtimin e Benficas.
“Është nder për mua të filloi një periudhë të re te Fulhami”, ka thënë Arbeloa, që së fundi ishte trajner te Real Madridi. Më herët e ka drejtuar edhe Real Madridin B. Si lojtar, Arbeloa kryesisht ka luajtur për Real Madridin. Por ishte edhe te Liverpooli dy vjet dhe në fund të karrierës te West Hami.
