Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më , do të ndërmarrë masa të veçanta sigurie me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sipas njoftimit, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe ka angazhuar njësitë përkatëse policore për të garantuar sigurinë dhe rrjedhën e lirë të komunikacionit përgjatë itinerarit të lëvizjes së eskortës.
Për këtë arsye, gjatë ditës do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurtra kohore në disa segmente rrugore, nga Pika e Kalimit Kufitar në Vërmicë deri te Pika e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, si dhe në drejtimin e kundërt gjatë kthimit të presidentit.
Policia ka bërë të ditur se, varësisht nga situata, trafiku mund të riorientohet në rrugë alternative. Në fund, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
