Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Botës, ja kur luhen ndeshjet

0%

Me fitoret e së martës mbrëma, të Argjentinës ndaj Egjiptit me rezultat 3:2 dhe të Zvicrës ndaj Kolumbisë pas penalltive (0:0, 4:3), është kompletuar faza e 1/8 së finales në Kupën e Botës. Tashmë janë mësuar të gjitha çiftet çerekfinale, ku do të garojnë gjashtë kombëtare evropiane, një përfaqësuese nga Afrika dhe një nga Amerika e Jugut.

Pas përfundimit të kësaj faze, e mërkura do të jetë dita e parë pa ndeshje në Botëror. Deri më tani janë zhvilluar 96 takime, ndërsa në program kanë mbetur edhe tetë ndeshje: katër çerekfinale, dy gjysmëfinale, finalja dhe ndeshja për vendin e tretë. Çerekfinalet nisin të enjten me sfidën mes Francës dhe Marokut, ndërsa të premten do të përballen Spanja dhe Belgjika.

Fituesit e këtyre dy dueleve do të përballen në gjysmëfinale. Të shtunën zhvillohet përballja mes Norvegjisë dhe Anglisë, ndërsa faza çerekfinale mbyllet me supersfidën mes Argjentinës dhe Zvicrës. Një nga duelët më tërheqës të kësaj faze pritet të jetë ai mes Argjentinës së Lionel Messit dhe Zvicrës së Granit Xhakës, ku të dyja kombëtaret do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çiftet çerekfinale të Kupës së Botës: Francë – Marok (9 korrik, ora ) Spanjë – Belgjikë (10 korrik, ora ) Norvegji – Angli (11 korrik, ora ) Argjentinë – Zvicër (12 korrik, ora ) The quarter-finals are set 🤝 #FIFAWorldCup — FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 7, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com