Pa bashkimin e kokave gjeniale të kombit tonë, nuk mund të arrihet që të kemi arritje shkencore dhe nxjerrjen e fakteve historike të kombit tonë iliro-arbëror. Është një bekim i madh kur një komb, shtet apo popull i cili arrinë e i bashkon kokat e tij të dijes dhe punojnë sëbashku në fushën e shkencës, me vepra për nxjerrjen e së vërtetës për kombin e tyre dhe pasqyrimin e tij para botës.
Prezantimi i të gjithë rrënjëve të historisë së kombit tonë para të gjithë botës do të ishte një punë kolosale, nëse shteti i Kosovës dhe Shqipërisë do të krijonin një fond të përbashkët e të veçantë në hulumtimet arkeologjike si brenda në trojet tona dardane- arbërore, ashtu edhe në hulumtime në arkiva të ndryshëm të Europës dhe Botës ku kokat e dijes dhe shkencës së kombit tonë do të punonin natë e ditë në këtë drejtim.
Dhe në fund të dilet me një Libër studimi të plotë ku do të mund të përkthhet dhe të i shpërndahet akademive të vendeve europiane, instituteve shkencore e zyrtarëve të Bashkimit Europian, ShBA dhe vendeve tjera të botës demokratike e të civilizuar ashtu që të mësohet e vërteta e historisë së kombit tonë, pa mjegulla, pa shtrembërime e përvetësime.
Pra të dihet botërisht ,e të njihen saktësisht se kush ishin iliro-dardano-arbërorët e kontinentit të Europës. Në fakt moti është dashtë sidomos shteti i Kosovës që të krijonte një fond të tillë sikur u cek më lartë ,ashtu që të kishte disa botime në gjuhën shqipe, angleze ,gjermane,frënge italiane dhe në gjuhë të tjera të ndryshme të botës që kur të vinin zyrtar të ndryshëm të Europës, ShBA dhe vendeve tjera të botës t’i dhurohen libra të tillë, ashtu që të njihen me të vërtetën e historisë së kombit tonë dhe jo të marrinë libra me iluzione, fantazi e gënjeshtra nga armiqtë e kombit tonë.
Asnjëherë nuk është vonë krijimi i fondit të tiillë të nxjerrjes së vërtetës së historisë së kombit nga shteti i Kosovës, edhe sot kërkojë që të krijohet një fond dhe institut i veçantë në lidhje me rrënjët historike të kombit tonë dardano-arbëror europian.
Me pak fjalë, jo vetëm bota duhet ta mësojë të vërtetën e rrënjëve tona historike, por edhe ne si popull i cili ka mbetë i mashtruar nga rrymat e ndryshme armiqësore ideologjike fetare që pengojnë dhe e lënë në errësirë të injorëncës popullin dhe kombin tonë.
