Shpallet lista e filmave garues për edicionin e 25-të të Festivalit

0%

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” ka shpallur të martën, më , listën e plotë të filmave në konkurrim zyrtar për edicionin e 25-të të tij. “DokuFest” ka njoftuar se në edicionin e 25-të të festivalit do të garojnë 104 filma në 8 kategori, siç thuhet në njoftim, duke përballur botën me guxim, urgjencë dhe kujdes.

Sipas njoftimit, “DokuFest” për edicionin e sivjtmë janë dërguar për shqyrim 3,687, por janë përzgjedhur 104. “Një pjesë e mirë prej tyre janë premiera botërore, ndërkombëtare dhe evropiane duke e fuqizuar statusin e DokuFest-it si një hapësirë e rëndësishme për njohje dhe vlerësim të dokumentarëve dhe filmave të shkurtër në këtë anë të botës”- thuhet në njoftim.

Këtu e gjeni listën e plotë të programit garues për edicionin e sivjetmë të “DokuFest”-it Edicioni i sivjetmë i Festivalit “DokuFest” do të mbahet prej 7 deri më në hapësira të ndryshme të qendrës historike të Prizrenit, si dhe në kinematë në Abi Qarshi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo