Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara, kaq arrijnë

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit, vranësirat gjatë ditës, kryesisht në orët e pasdites, mund të sjellin ndonjë rigë lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit dhe perëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com