Në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) në Prishtinë u përmbyll me sukses Kampionati i Kosovës në Beach Volley U18, në konkurrencën e femrave dhe meshkujve.
Gjatë dy ditëve të garave, të rinjtë dhe të rejat nga klubet e ndryshme të Kosovës dhuruan ndeshje cilësore, rivalitet të madh dhe një atmosferë sportive, duke dëshmuar potencialin e madh të gjeneratave të reja në disiplinën e Beach Volley.
Turneu u zhvillua sipas sistemit Double Elimination, i cili u mundësoi ekipeve të vazhdonin garën edhe pas një humbjeje, duke garantuar më shumë ndeshje, konkurrencë të drejtë dhe mundësi më të mëdha për secilin ekip për të dëshmuar vlerat e tij. Gjatë kampionatit u zhvilluan gjithsej 64 ndeshje, prej të cilave: 44 ndeshje në konkurrencën e femrave; 20 ndeshje në konkurrencën e meshkujve.
Renditja përfundimtare Kategoria e Meshkujve 1. Engjull Dalipi / Kejsan Mavriqi 2. Gerti Krasniqi / Loris Pajaziti 2. Endri Neziri / Art Visoka Kategoria e Femrave 1. Loresa Zogaj / Anesa Zogaj 2. Alea Demolli / Medina Bajrami 3.
Sonila Latifi / Sumea Gojnovci Në ceremoninë përmbyllëse, ekipet më të suksesshme u shpërblyen me kupa dhe medalje, në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe rezultatet e arritura gjatë kampionatit.
Medaljet u ndanë nga Valon Nikqi, Sekretar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, dhe Vildane Jashari, ish-kampione në Beach Volley, ndërsa kupat për fituesit u dorëzuan nga Bahri Gjinovci, President i Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Kampionati i Kosovës në Beach Volley U18 dëshmoi edhe një herë rritjen e vazhdueshme të këtij sporti në vend dhe përkushtimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës për zhvillimin e kategorive të reja, duke krijuar mundësi të vazhdueshme për garim, afirmim dhe përgatitje të talenteve që do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.