Ish-Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Loxhës, duke e cilësuar atë si një nga betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën drejt lirisë. Osmani tha se në Loxhë, së bashku me familjet e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët, u përkujtua heroizmi dhe sakrifica e luftëtarëve të rënë për lirinë e vendit.
Postimi i plotë: Dje në Loxhë, bashkë me familjet e bashkëluftëtarët, përkujtuam njërën ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër pushtuesit serb. Në këte betejë, të udhëhequr nga komandanti Tahir Zemaj, ranë heroikisht Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj. Ne do ta kujtojmë përherë sakrificën e tyre dhe përkushtimin për liri.
Beteja të tilla, të prira nga strategë lufte e atdhetarë të vendosur, dëshmojnë jo vetëm për shpirtin kryengritës, por edhe për këmbëngultësinë e popullit tonë për ta arritur lirinë. Lavdi e përjetshme!
