Mourinho synon yllin e Napolit për ta përforcuar mesfushën e Real

0%

Sipas gazetarit Nicolo Schira, trajneri Jose Mourinho po e monitoron nga afër mesfushorin e Napolit, Scott McTominay, si një objektiv të mundshëm për afatin kalimtar të verës. Portugezi e njeh shumë mirë skocezin nga koha kur punuan bashkë te Manchester United dhe ka kërkuar informacione mbi mundësinë e transferimit të tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Megjithatë, situata nuk duket e lehtë për madrilenët. Prioriteti i McTominayt është të vazhdojë karrierën te Napoli, ku klubi italian po përgatit një kontratë të re deri në vitin 2030 me rritje të ndjeshme page. Futbollisti ka refuzuar gjithashtu oferta shumë të pasura nga Arabia Saudite. Në të njëjtën kohë, Real Madridi po kalon një verë shumë aktive në tregun e transferimeve.

Klubi ka nisur një proces rindërtimi të skuadrës pas një sezoni nën pritshmëri, me fokus të veçantë te përforcimi i mbrojtjes dhe mesfushës. Sipas raportimeve të fundit, madrilenët kanë zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të djathtë holandez Denzel Dumfries nga Inter, duke i shtuar konkurrencë repartit defensiv.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Mourinho dëshiron të shtojë një mesfushor qendror të nivelit të lartë, por çdo lëvizje e madhe do të varet edhe nga largimet e mundshme nga skuadra. Aurelien Tchouameni është përmendur vazhdimisht si opsion largimi nga ‘Los Blancos’, megjithëse deri tani nuk ka asnjë vendim zyrtar për largimin e tij./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi