Sherif Kallaku do të jetë futbollisti më i ri i Teutës. Mesfushori 28-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën me Vllazninë, për t’u rikthyer edhe një herë në Durrës. Gjithçka është e kryer dhe futbollisti pritet të bashkohet me ekipin e Edlir Tetovës nga momenti në moment. Kujtojmë se lajmi për bisedimet mes klubit durrsak dhe Kallakut u raportua nga “Newsport.al” që më 17 qershor.
Edhe pse në fillim drejtuesit shkodranë nuk e kishin në plan ta lejonin të largohej, madje u zyrtarizua edhe rinovimi për një tjetër vit, pas shumë bisedimeve kanë bërë “pas”, duke mos e penguar në karrierë 28-vjeçarin. Kujtojmë se për Kallakun, ky është një rikthim në Durrës. Ai ka luajtur më parë në vitet 2018-2020 dhe më pas në vitin 2021, një periudhë të shkurtës.
Ai u rikthye përsëri në vitin 2023, duke luajtur gjysmën e dytë të sezonit. Pikërisht me skuadrën e Teutës, që asokohe drejtohej nga trajneri Edi Martini, mesfushori ka qenë protagonsit në titullin e fituar, në sezonin 2019/2020.
