Klubi i Juventusit ka bërë një lëvizje të papritur sot teksa ka zyrtarizuar Frederik Masara si pjesë të stafit drejtues të bardhezinjve, duke e bërë shef të departamentit të futbollit. Një lëvizje e papritur duke parë historinë e Masara, i cili ka qenë i pranishëm për disa vite në futbollin italian, por ka lënë shenjë vetëm në një klub, Milanin.
Në vitet përkrah Paolo Maldinit, ai arriti të ndërtonte skuadrën që më pas u bë kampione e Italisë. Por eksperiencat e tjera nuk kanë qenë aq të lumtura, si dy herë te Roma, ku e fundit u mbyll këtë verë pas sherreve me Xhanpiero Gasperinin, apo edhe te Stad Ren në Francë, ku shpenzoi mbi 100 milionë euro në merkato brenda një viti pa sukses.
Masara kështu do t’i përgjigjet direkt administratorit Xhovani Karnevali, i cili po riorganizon strukturën e Juventusit nga e para pas emërimit të tij, duke larguar emrat të cilët nuk kanë përmbushur pritshmërinë në vitet e fundit të bardhezinjtë, me francezin Fransua Modesto i cili është larguar nga roli i drejtorit teknik..
