Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të

0%

Aplikimet për në universitet do të nisin më 27 korrik dhe do të zgjasin deri më . Maturantët që synojnë të vijojnë studimet e larta do të kenë mundësi të konkurrojnë në tre raunde për programet e studimit. Procesi do të zhvillohet përmes portalit U-Albania, ndërsa para aplikimit maturantët duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit prej 2 mijë lekësh.

Kjo pagesë do të mund të bëhet nga data 3 deri më 26 korrik. Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar, pas datës 20 korrik në sistem do të hidhen notat e tre viteve të gjimnazit dhe rezultatet e Maturës Shtetërore, të cilat maturantët do të kenë mundësi t’i verifikojnë përpara nisjes së aplikimeve. Çdo kandidat do të mund të zgjedhë deri në 10 programe studimi, sipas preferencave të tij.

Aplikimi do të kryhet online nga çdo pajisje me internet, brenda ose jashtë Shqipërisë, ndërsa për maturantët që kanë nevojë për asistencë, procesi mund të kryhet edhe në ambientet e shkollave të mesme. Pas konfirmimit të aplikimit, të dhënat nuk mund të ndryshohen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për kandidatët që aplikojnë në degë ku zhvillohet konkurs, autoritetet u kërkojnë të ndjekin me kujdes afatet dhe datat e zhvillimit të tyre. Procesi i regjistrimeve do të zhvillohet në tre raunde. Raundi i dytë do të mbahet nga 15 deri më , ndërsa raundi i tretë nga 8 deri më .

Studentët do të kenë gjithashtu të drejtën të çregjistrohen brenda dy ditëve në përfundim të çdo raundi, nëse dëshirojnë të regjistrohen në një program tjetër studimi.

Burimi: Bota Sot