Vllaznia pa lojtarë në Europë për shkak të borxheve

0%

Kriza financiare e Vllaznisë tashmë zyrtarizohet edhe nga vetë klubi shkodran, i cili me sa duket nuk ka arritur të regjistrojë lojtarët e rinj në UEFA si pasojë e bllokimeve të merkatos dhe detyrimeve që ka ndaj palëve të treta. Klubi shkodran ka humbur gjyqe radhazi ndaj ish-futbollistëve dhe nuk ka paguar detyrimet ndaj ka merkaton e bllokuar prej kohësh nga FIFA.

Për më tepër, detyrimet ndaj lojtarëve të sezoneve të fundit kanë bërë që atyre t’u largohen shumë emra, të cilët kuqeblutë i zëvendësuan me të tjerë. Por me sa duket UEFA nuk ia ka lejuar regjistrimin e tyre pa shlyer detyrimet, pasi në listën që figuron në organizatën ndërkombëtare për pjesëmarrjen në turin e parë ndaj Malishevës, bie në sy se është vetëm Herald Marku mes emrave të rinj.

LISTA NË UEFA PORTIERË Leon Pohls, Aron Jukaj, Rezart Bunjaj MBROJTËS Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Jasmin Çelikoviç, MESFUSHORË Kristian Dros, Sherif Kallaku, Edon Murataj, Herald Marku, Klinti Qato, Ensar Tafili SULMUES Bekim Balaj, Aris Ara, Geralb Kubazi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot