I lidhur prej kohësh me një transferim te Liverpooli, talenti i ri meksikan Gilberto Mora duket se mund të përfundojë në një tjetër klub të madh të Ligës Premier, te Arsenali.
Gjatë ditëve të fundit, disa media raportuan për interesimin në rritje të Liverpoolit për mesfushorin 17-vjeçar, madje disa burime pretenduan se “Të Kuqtë” ishin të gatshëm të përshpejtonin negociatat për ta siguruar shërbimin e tij. Megjithatë, plani i klubit nga “Anfield” mund të përballet me një pengesë serioze.
Sipas CaughtOffside , në garë është futur edhe Arsenali, i cili duket i vendosur të bëjë gjithçka për ta fituar betejën për një nga talentet më premtues të futbollit meksikan. Sipas raportimeve, klubi londinez është gati të përmirësojë ofertën që Liverpooli i ka paraqitur tashmë klubit të Morës, Club Tijuana.
Edhe pse nuk janë zbuluar detaje të shumta rreth shumës së propozuar, duhet kujtuar se Gilberto Mora ka kontratë me Tijuanan deri në vitin 2029 dhe në marrëveshjen e tij ekziston një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh. I formuar në akademinë e “Xolos”, mesfushori u promovua në ekipin e parë në verën e vitit 2024 dhe që atëherë ka bërë një paraqitje mbresëlënëse.
Jude Bellingham tregon klasin edhe pas ndeshjes: E ngushëllon talentin e Meksikës dhe i jep fanellën Ai ka zhvilluar gjithsej 53 ndeshje zyrtare, duke realizuar 10 gola dhe duke dhuruar dy asistime. Paraqitjet e tij kanë bërë që të fitojë edhe besimin e Kombëtares së Meksikës, për të cilën deri tani ka luajtur 12 ndeshje ndërkombëtare.
Me interesimin e Arsenalit dhe Liverpoolit, e ardhmja e Gilberto Morës pritet të jetë një nga historitë më interesante të afatit kalimtar, pasi dy prej klubeve më të mëdha angleze po luftojnë për firmën e një prej talenteve më të mëdhenj të gjeneratës së re.
