Argjentina, që kaloi me vështirësi në fazën e 1/8 ku fitoi 3-2 me Kepin e Gjelbër, do të ketë përballë një kundërshtar më të vështirë dhe me përvojë, Egjiptin. Sot në orën në Atlanta duhet sërish një paraqitje e mirë e Lionel Messit që kampionia në fuqi e turneut të vijojë rrugën drejt mbrojtjes së trofeut.
Egjipti bëri histori duke eliminuar Australinë me penallti, duke arritur fitoren e parë në fazën me eliminim direkt të një Botërori. Argjentina ka fituar tetë ndeshjet e fundit të Botërorit kundër skuadrave afrikane dhe është favorite. Zvicra vjen pas fitores 2-0 ndaj Algjerisë dhe synon çerekfinalen e parë që nga viti 1954. Përballë ka Kolumbinë që mundi 1 – 0 Ganën në takimin e fundit.
Zvicra është e pamposhtur në 7 ndeshje dhe ka një mbrojtje shumë të fortë. Të vetmen ndeshje të luajtur në finalet e Kupës së Botës e ka fituar skuadra amerikanojugore, ndërsa ajo europiane ka triumfuar në 2 miqësore. Ndeshja që do të nisë në orën në Vankuver pritet të jetë e ekuilibruar.
