Shpërndaje në: Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet E.H., i dyshuar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “lëndim i lehtë trupor”.
Sipas dosjes së Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 5 korrik, rreth orës , pranë lokaleve “C.B.” dhe “N.Q.B.” në Rahovec, ku pas një mosmarrëveshjeje të çastit, i dyshuari ka sulmuar me thikë të dëmtuarin F.M., duke i shkaktuar plagë në pjesët vitale të trupit.
I lënduari fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor. Në të njëjtin incident, sipas Prokurorisë, E.H. dyshohet se ka lënduar edhe personin tjetër me inicialet E.H., duke e goditur me thikë në këmbën e djathtë.
Ai ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
