Busti i Adem Demaçit i shtohet Zyrës së Presidentes, krah tri

0%

Zyrës kryesore të Presidencës së Kosovës – aty ku zhvillohen takimet e nivelit më të lartë shtetëror dhe priten delegacionet e huaja – i është bashkuar një simbol i ri. Mbi raftin e oxhakut të mermertë, pikërisht nën kornizën e madhe të Deklaratës së Pavarësisë, tashmë e ka vendin edhe busti i veprimtarit Adem Demaçi.

Deri më tani, ky ballë i zyrës presidenciale mbante tri figura qendrore të historisë: Adem Jasharin, Nënë Terezën dhe Ibrahim Rugovën. Busti i katërt është vendosur me kërkesë të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut. Vlora Konushevci, këshilltare për media dhe marrëdhënie me publikun në kabinetin e Haxhiut tha se figura është siguruar me procedurë të rregulltë tenderuese.

“Për U.D. Presidenten Haxhiu ka qenë me rëndësi që Adem Demaçi ta ketë vendin e vet në Presidencë, përkrah Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit dhe Nënë Terezës, si një nga figurat që e kanë shënuar historinë politike, liridashëse dhe humanitare të kombit tonë”- tha ajo për Kallxo.com.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron Adem Demaçin si simbolin e vetëmohimit dhe busullën morale të kauzës kombëtare. Në fund të viteve 1990, Demaçi ishte kreu i zyrës së përfaqësimit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qenë sekretar i Demaçit gjatë periudhës të luftës në Kosovë.

Adem Demaçi i cili ka vdekur më , ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe ka luftuar për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë. Ai është quajtur “Nelson Mandela” i Europës. Mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Demaçi u arrestua tri herë dhe kaloi 28 vjet burg për rezistencën ndaj regjimit komunist të atëhershëm të Jugosllavisë.

Në vitin 1991, ai u nderua me Çmimin Saharov nga Parlamenti Europian për Lirinë e Mendimit dhe në vitin 2010 mori Urdhrin ‘Hero i Kosovës’.

Ai ishte gjithashtu për një kohë politikani kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në luftën e vendit për pavarësi në vitin 1998-1999, e cila përfundoi pasi NATO ndërhyri për të ndaluar një goditje të përgjakshme të serbëve kundër separatistëve shqiptarë të Kosovës.

Demaçi asnjëherë nuk ka qenë i lidhur ngushtë me një grup politik, duke qenë kritik ndaj udhëheqësve të tyre dhe jo i kënaqur me marrëveshjen ndërkombëtare me Serbinë që i dha fund luftës.

Burimi: Kallxo