Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Vite pas ndarjes, duket se çifti i njohur i Hollywoodit, Will Smith dhe Jada Pinkett Smith po jetojnë sërish nën të njëjtën çati. Sipas revistës People , Jada është rikthyer në shtëpinë e Willit që dy vjet më parë. “Jada u kthye të jetojë me Willin dy vjet më parë.
Ata janë të lumtur, e duan njëri-tjetrin dhe, si gjithmonë, janë të përkushtuar ta mbështesin njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për revistën. Muajin e kaluar, çifti u shfaq së bashku në Javën e Modës në Paris, ku morën pjesë në prezantimin e koleksionit të veshjeve për burra nga disenjatori Christian Louboutin për sezonin pranverë/verë 2027.
Ata pozuan në tepihun e kuq së bashku me vajzën e tyre, Willow, nënën e Jadas, Adrienne Banfield-Norris, si dhe Trey Smith, djalin e Willit nga martesa e tij e parë. Will dhe Jada u martuan në vitin 1997, por në vitin 2023 aktorja zbuloi se ata ishin ndarë në heshtje që në vitin 2016, megjithëse kishin vendosur të mos divorcoheshin ligjërisht.
“Nuk ishte një divorc në letra, por ishte një divorc”, ka thënë ajo në emisonin “Today” tw NBC-së Duke shpjeguar pse e mbajtën të fshehtë ndarjen për shtatë vjet, Jada ka thënë se nuk ishin ende të gatshëm të ndaheshin. “Nuk ishim ende gati. Ende po përpiqeshim të kuptonim si mund të funksiononim si partnerë dhe si ta shpjegonim këtë para njerëzve.
Nuk e kishim gjetur ende përgjigjen”, ka thënë ajo. Aktorja ka treguar gjithashtu se deri në vitin 2016 të dy ishin lodhur nga përpjekjet për ta shpëtuar martesën. “Kur arritëm në vitin 2016, ishim thjesht të rraskapitur nga përpjekjet. Të dy kishim mbetur të kapur pas idesë se si duhej të ishte tjetri”, ka thënë ajo.
Po në vitin 2023, Jada ka thënë se ata po përpiqeshin të kuptonin të ardhmen e marrëdhënies së tyre. “Ende po përpiqemi ta kuptojmë. Kemi bërë shumë punë me veten dhe kemi një dashuri të thellë për njëri-tjetrin. Do ta gjejmë se çfarë do të thotë kjo për ne”, ka thënë ylli.
Në muajin shkurt të këtij viti, Jada ka zbuluar se për Shën Valentin, Will i kishte dhuruar jastëkë në përmasa reale me imazhet e anëtarëve të familjes së tyre të bashkuar, një gjest që u interpretua si shenjë e afrimit mes tyre.
