UNISUM forcon profilin ndërkombëtar të Universitetit “Haxhi Zeka”,

0%

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë po vazhdon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar përmes Universitetit Veror Ndërkombëtar (UNISUM), një program akademik që ndër vite është shndërruar në një platformë për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe kulturave mes studentëve dhe profesorëve nga vende të ndryshme të botës.

Sipas njoftimit të universitetit, UNISUM ka si synim promovimin e bashkëpunimit me universitete vendore dhe ndërkombëtare, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e procesit mësimor dhe kërkimit shkencor.

Në edicionin e vitit 2025, programi mblodhi mbi 100 studentë nga vende të ndryshme, të cilët ndoqën 11 kurse ndërdisiplinore me kredite ECTS, të ligjëruara nga profesorë ndërkombëtarë dhe staf akademik i Universitetit “Haxhi Zeka”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Studentët pjesëmarrës vinin nga Franca, Holanda, Turqia, Irlanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Finlanda, Maqedonia e Veriut, Hungaria, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa ligjëruesit përfaqësonin universitete nga Finlanda, Turqia, Franca, Polonia, Hungaria, SHBA-ja dhe Kroacia.

Programi i sivjetmë përfshiu edhe aktivitete kulturore e turistike Universiteti bën të ditur se edicioni i vitit 2026 është zgjeruar përtej programit akademik, duke kombinuar ligjëratat me aktivitete kulturore dhe turistike në rajonin e Pejës. Në mesin e profesorëve të ftuar ishin edhe Prof. dr. hab. inż. Kesra Nermend nga Universiteti i Szczecinit në Poloni, Prof.

Barbara Borowicz-Sałdan nga Akademia e Muzikës “Krzysztof Penderecki” në Krakov dhe Jerry Fianyo nga Franca. Pjesëmarrësit patën mundësi të vizitonin Grykën e Rugovës, të provonin Via Ferratën dhe Zip Line-in, si dhe të zhvillonin ekskursione në Bjeshkët e Nemuna, aktivitete që, sipas universitetit, kanë shërbyer edhe për promovimin e potencialit turistik të Kosovës.

Po ashtu, mbrëmjet sociale dhe aktivitetet ndërkulturore krijuan mundësi për ndërtimin e partneriteteve dhe shkëmbimin e përvojave mes pjesëmarrësve nga vende të ndryshme. Pjesë e strategjisë së ndërkombëtarizimit Nga Universiteti “Haxhi Zeka” theksojnë se UNISUM është pjesë e strategjisë së përgjithshme për ndërkombëtarizimin e institucionit.

Në këtë kuadër përmenden marrëveshjet e bashkëpunimit me universitete evropiane, përfshirë Universitetin “Josip Juraj Strossmayer” në Osijek të Kroacisë, bashkëorganizimi i konferencave ndërkombëtare si ICABEP 2026 në Universitetin e Szczecinit në Poloni, si dhe zhvillimi i partneriteteve të reja me University of Malta, West University of Timișoara dhe institucione të tjera të arsimit të lartë.

Sipas universitetit, këto bashkëpunime synojnë zgjerimin e mundësive për mobilitet akademik, kërkim shkencor dhe pjesëmarrje në programe ndërkombëtare, duke forcuar pozicionin e Universitetit “Haxhi Zeka” në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.

Burimi: Telegrafi