Disa protestues thyen xhamat e Komisariatit Nr.3/ Arrestohet njëri

0%

Pak ditë më parë disa protestues, teksa po zhvillohej protesta para Komisariatit Nr.3, thyen xhamat e gosinës. Këtë të hënë është vënë në pranga Erald Heqimaj. Ndërkohë, 7 persona të tjerë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, 4 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa identitetet e tyre nuk bëhen publike për shkak se hetimet vijojnë.

Heqimaj nuk rezulton me precedent të mëparshëm. Ai ka deklaruar se u ekzaltua nga turma prandaj nisi të qëllonte me shkop. Njoftimi i Policisë: Vijojnë veprimet hetimore për tubimin e zhvilluar më datë . Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 7 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 shtetas.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë , pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjatë të cilit u kryen veprime të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe godinës së Komisariatit, u identifikuan 12 shtetas të dyshuar të përfshirë në këto veprime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vijim të veprimeve procedurale: – u ndalua me iniciativë shtetasi E. H., 33 vjeç; – u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit K. M., V. K., E. L., Sh. B., V. D., E. N. dhe B. K.; – u shpallën në kërkim 4 shtetas, inicialet e të cilëve nuk bëhen të ditura, për shkak se hetimet vijojnë.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në aktet e dhunshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Burimi: Bota Sot