Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin maj 2026. Dhe kjo, sipas të cilave sektori hotelier ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë muajit maj 2026 në hotelet e Kosovës janë regjistruar gjithsej 69 mijë e 81 vizitorë, prej të cilëve 25 mijë e 26 kanë qenë vizitorë vendorë, ndërsa 44 mijë e 55 vizitorë të jashtëm. Krahasuar me muajin maj të vitit 2025, kur ishin regjistruar 61 mijë e 931 vizitorë, numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotele është rritur për 11,5 për qind.
