Klubi i volejbollit Skenderaj ka arritur marrëveshje me volejbollisten e talentuar Andeta Gashi. Skenderaj ka synime të mëdha në edicionin e ri, përforcimi me Gashin vlerësohet si një përforcim i madh dhe i jep motiv shtesë në edicionin e ri. “KV Skenderaj ka kënaqësinë të prezantojë transferin më të ri për sezonin 2026/2027.
Andeta Gashi i bashkohet klubit tonë në pozitën, bllokues i mesit, duke sjellë përvojë nga Superliga e Kosovës dhe përfaqësimi ndërkombëtar me Kombëtaren e Kosovës. Karrierën e saj e ka nisur te KV Peja (2018–2023), më pas ka qenë pjesë e KV Suti Sport (2023–2025) dhe gjatë sezonit 2025-2026 ka luajtur për KV Fushë Kosova.
Andeta ka përfaqësuar Kosovën me Kombëtaren U21 (2023 dhe 2025), si dhe me Kombëtaren U20 (2024), duke dëshmuar vazhdimisht potencialin dhe cilësitë e saj”, ka njoftuar KV Skenderaj.
