Fabrizio Romano zbulon kushtin e Manchester United për Aurelien

0%

Manchester United ia ka bërë të qartë Aurelien Tchouamenit se duhet të pranojë një ulje page nëse dëshiron të transferohet nga Real Madridi në “Old Trafford”. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit anglez ia kanë komunikuar këtë qëndrim përfaqësuesve të mesfushorit francez, ndërsa ende nuk kanë marrë dritën jeshile nga Real Madridi për të nisur negociatat.

“Manchester United ia ka bërë të qartë kampit të Aurelien Tchouamenit se mënyra e vetme për t’iu bashkuar klubit është të pranojë një pagë ndryshe nga ajo që fiton te Real Madridi”, ka raportuar Romano.

Aktualisht, Tchouameni përfiton rreth 300 mijë euro në javë, përfshirë bonuset, ndërsa United synon të ulë fondin e pagave pas dështimit për të transferuar Elliot Anderson, Sandro Tonali dhe Mateus Fernandes gjatë kësaj vere.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Chelsea mbetet një tjetër klub i interesuar për francezin, ndërsa Manchester United po shqyrton edhe alternativa më ekonomike si Tyler Adams dhe Sander Berge./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi