Ultimatum fermerëve për zjarret/ “Zjarr në tokën time”, apeli i

0%

Në Myzeqe fushata e korrjes së grurit dhe drithërave që ka nisur në mes të qershorit dhe përfundon në fillim të gushtit po shoqërohet me zjarre. Pothuajse në çdo parcelë bujqësore pas korrjes vijnë flaket të cilat shpesh kapërcejnë gardhin e fermerit e djegin te mbjellat e bujqve të tjerë madje edhe shtëpi siç ishte rasti i Drizës që çoi drejt burgut një 20 vjeçar.

Përballë kësaj situate Bashkia e Fierit ka kaluar nga ndërgjegjësimi tek ultimatumet. Autoritetet i bëjnë thirrje banorëve të zonave rurale te mos përdorin zjarrin si mjet pastrimi në fusha. Kodi Penal parashikon dënime që fillojnë nga 8 deri në 10 vite burg për zjarrvënësit e fondit pyjor.

Për zjarret që synojnë ndryshimin e kategorisë së tokës ky dënim shkon deri në 15 vjet kurse për rastet që shkaktojnë dëme të rënda dhe pasoja në njerëz dënimi maksimal është 20 vjet burgim. Ndërkohë një vendim i qeverise se dy viteve me pare u ndalon fermerëve ndezjen e zjarrit në tokat që i posedojnë ose i kanë në pronësi nga prilli deri në nëntor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa nga nëntori ne prill djegia e mbetjeve bimore bëhet me miratim te autoriteteve vendore. Vendimi i qeverise thotë se sipërfaqja ku duhet të kryhet djegia nuk duhet te kalojë 5% të sipërfaqjes së parcelës. Për zbatimin e këtij vendimi bashkitë mund të aplikojnë përveç denoncimeve ne polici e prokurori edhe gjobat për fermerët zjarrvënës.

Vetëm gjatë vitit 2025 më tepër se 20 fermerë u arrestuan dhe dhjetëra te tjerë u proceduan për shkatërrim të pronës me zjarr. Ndërkohë qe e njëjta situate u përsërit të dielën me zjarrin masiv në Drize-Peshtan

Burimi: Bota Sot