Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të garave ilegale të shpejtësisë me automjete në Gjakovë, gjatë një aksioni për rritjen e sigurisë në komunikacion. Sipas njoftimit të Policisë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka ndërmarrë masa ndaj dy drejtuesve të automjeteve, të cilët janë ndëshkuar me gjoba në përputhje me ligjin.
Të dy shoferët janë dënuar me nga 500 euro gjobë, 5 pikë negative në patentë shofer dhe masë mbrojtëse me ndalim të drejtimit të automjetit për 12 muaj. Policia ka apeluar te qytetarët që të shmangin sjelljet e rrezikshme në trafik dhe të bashkëpunojnë në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme në rrugë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
