Shpërndaje në: Rodri i kërkoi falje ish-shokut të tij të skuadrës, Bernardo Silva, pas grindjes që e patën gjatë fitores 1:0 të Spanjës ndaj Portugalisë në një të tetën e finales në Kupën e Botës. Kampionia në fuqi e Evropës, Spanja, fitoi me gol të minutave shtesë të realizuar nga Mikel Merino.
Portugalia kiushte një shans në fund të ndeshjes, por ylli i ardhshëm i Real Madridit, Bernardo Silva, nuk mundi ta shfrytëzonte. Mesfushori është larguar nga Manchester City pas plot nëntë vjetësh. Shtatë prej tyre i kaloi së bashku me fituesin e Topit të Artë, Rodrin. Spanjolli Rodri dukej se qëndronte mbi Silvan ndërsa festonte dështimin e tij.
Dhe kjo nuk i pëlqeu reprezentuesit portugez. Ai u ngrit dhe kur Rodri u përpoq ta përqafonte, ndodhi një shkëmbim i nxehtë që lojtarët e Spanjës duhej ta qetësonin. 30-vjeçari nxitoi të sugjeronte se krenaria kombëtare ia kishte turbulluar gjykimin për një sekondë. “I kërkoi falje Bernardo Silvas që festova gabimin e tij në atë aksion të fundit.
Është faji im”, tha 30-vjeçari Rodri pas ndeshjes. Kjo dyshe i ka luajtur 248 ndeshje së bashku te City. Silva e Rodri ishin prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadrën e Pep Guardiolas për kohë të gjatë. What do you make of the beef between Bernardo Silva and Rodri?! 😬 pic.twitter.com/t3jNBucgXw — City Source (@CitySourceHQ) July 6, 2026
