Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), pa konkurs ia ka vazhduar mandatin drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizit. Sipas bordit të ShSKUK-së Azizit iu vazhdua mandati duke u arsyetuar vetëm në rezultatet e arritura gjatë periudhës së udhëheqjes së tij dhe në nevojën për të siguruar vazhdimësi institucionale.
Në mbledhjen në të cilën është marrë ky vendim, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) dhe akterë të tjerë të cilët monitorojnë punë e bordit, nuk kanë qenë të ftuar dhe mbledhja është mbajtur e mbyllur.
Bordi i ri i cili u zgjodh më nga Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media ka rënditur projekte sipas tyre të rëndësishme zhvillimore e strategjike të cilat janë realizuar gjatë mandatit të drejtorit, Elvir Azizi.
“Bordi Drejtues mbetet i vetëdijshëm se sistemi shëndetësor vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme, si listat e pritjes, mungesat periodike të materialeve dhe nevoja për shtim të personelit dhe investimeve. Megjithatë, vlerësojmë se këto sfida kërkojnë vazhdimësi në menaxhim dhe përfundimin e reformave dhe projekteve strategjike që janë në proces.
Vendimi i Bordit Drejtues të SHSKUK-së nuk bazohet vetëm në rezultatet e arritura deri më tani, por edhe në nevojën për të siguruar stabilitet institucional, vazhdimësi të projekteve zhvillimore dhe konsolidim të mëtejshëm të sistemit shëndetësor publik në Republikën e Kosovës”- thuhet në komunikatën e bordit të ShSKUK-së.
KALLXO.com që nga ka kërkuar sqarime nga bordi i ShSKUK-së për mbylljen e mbledhjeve dhe mos ftesën për monitorues por ende nuk ka pranuar përgjigje. Sipas Statutit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, mandati i Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-ës është katër vjeçar me mundësi vazhdimi edhe një mandat tjetër me të njëjtën kohëzgjatje.
Elvir Azizi ishte zgjedhur drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, më . Azizi ishte votuar në bord pas përfundimit të procedurave të rekrutimit në atë kohë, testit me shkrim e intervistës. KALLXO.com kishte raportuar për Elvir Azizin dhe për raportet e tij me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në kohën kur ai kandidoi për këtë pozitë.
Në vitin 2023 BIRN pas dhjetëra kërkesash e refuzimesh kishte arritur të nis monitorimin e mbledhjeve të bordit të ShSKUK-së. Që nga ajo kohë e deri në zgjedhjen e bordit të ri, që u bë në prill të 2026-tës, është njoftuar për mbajtjen e mbledhjeve të bordit të ShSKUK-së.
