Parkingu i komunës së Mitrovicës së Jugut lëshohet në shërbim të

0%

Komuna e Mitrovicës së Jugut do të lejojë qasjen e të gjitha veturave private që janë me tabela të huaja brenda oborrit të komunës. Kjo praktikë, sipas kryetarit Faton Peci do të fillojnë nga nesër, më .

Sipas tij, të tjera hapësira që do të destinohen për veturat me targa ndërkombëtare janë: parkingu para dhe prapa objektit të Komunës, parkingu i palestrës sportive “Minatori”, parkingu i Bibliotekës së Qytetit si dhe parkingu i Muzeut të qytetit.

“Komuna e Mitrovicës, bazuar në prezencën e madhe të mërgatës në Mitrovicë dhe nevojën për parkingje shtesë, ka vendosur që të vërë në dispozicion për parkim pa pagesë për veturat me targa ndërkombëtare hapësirat e institucioneve të komunës”- thuhet në njoftim. Duke iu uruar mirëseardhje mërgimtarëve, kryetari ka një kërkesë drejtuar atyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Luten mërgimtarët që parkingjet t’i shfrytëzojnë në mënyrë racionale”- ka shkruar Peci. Këtë iniciativë e kishin marrë më parë edhe komunat e tjera. Më me anë të një urdhërese, Komuna e Suharekës kishte lejuar qasjen e të gjitha veturave private që janë me tabela të huaja brenda oborrit të komunës.

Për t’i bërë vendin në parkingun e komunës, mërgimtarëve, komuna kishte urdhëruar që punëtorët e administratës së mos parkohen në të njëjtin vend. Edhe Komuna e Malishevës kishte marrë vendim për lirimin e hapësirës së oborrit të ndërtesës së Komunës në shërbim të mërgimtarëve, më .

Burimi: Kallxo