Amadou Onana ka pësuar një lëndim të rëndë mbrëmë gjatë ndeshjes me SHBA-në në Kupën e Botës. Mesfushori ka këputur ligamentet e gjurit dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Një lëndim i tillë merr kohë deri në 10 muaj për t’u rikthyer në fushë 100 për qind. Kjo do të thotë, se mesfushori i Aston Villas ka humbur pothuajse gjithë sezonin e ri 2026/27.
Kujtojmë se mbrëmë Belgjika arriti fitore 4:1 ndaj SHBA-së dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale.
Burimi:
Bota Sot
