Janë përcaktuar edhe skuadrat që do të garojnë në Kupën Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup). Gjithsej në nivelin e tretë të garave evropiane do të paraqiten 83 skuadra. Tri prej tyre janë të Kosovës. Në raundin e parë paraqiten Besa Famgas dhe Vëllaznimi. Për shortin e 14 korrikut, Besa e Pejës është bartëse, ndërsa skuadra gjakovare, Vëllaznimi, nuk është.
Ndeshjet e raundit të parë të Kupës Evropiane zhvillohen më 12/13 dhe 19/20 shtator. Ndërkohë, kampioni i Kosovës, Kastrioti, starton prej raundit të dytë të Kupës Evropiane. Në short do të jetë bartës. Ndeshjet e raundit të dytë zhvillohen në tetor.
