Haxhiu gjatë takimit me Terras, kërkon që aplikimi i Kosovës për

0%

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të trajtohet pa vonesa të mëtejshme dhe që vendi të vlerësohet mbi bazën e meritave. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një takimi me eurodeputetin Riho Terras, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën.

Sipas njoftimit të Presidencës, Haxhiu tha se Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret e BE-së, por një proces të drejtë që do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim. “U.D. Presidentja Haxhiu e falënderoi z. Terras për angazhimin dhe mbështetjen e tij ndaj perspektivës evropiane të Kosovës”- thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, gjithnjë sipas Presidencës, Haxhiu prezantoi përparimin e Kosovës në reformat evropiane, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, duke theksuar bashkëpunimin me institucionet e Bashkimit Evropian. Ajo tha se orientimi euroatlantik i Kosovës është “i qartë dhe i qëndrueshëm”, si dhe se gëzon mbështetje të gjerë qytetare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në takim është diskutuar edhe për dialogun me Serbinë, çështjet e sigurisë dhe sulmin në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023. Haxhiu ka theksuar se procesi evropian duhet të bazohet në zbatimin e marrëveshjeve dhe në përgjegjësi të barabartë për të gjitha palët.

Më , në seancën plenare të Parlamentit Evropian është votuar raporti për Kosovën, i cili është hartuar nga raportuesi, Riho Terras. Këtë lajm e ka ndarë vetë ai, duke njoftuar se raporti u miratua me 412 vota për, 174 kundër dhe 58 abstenime. Terras ka shkruar edhe për dy çështjet thelbësore të Kosovës në rrugën e integrimit.

Raporti përsërit mbështetjen për rrugën europiane të Kosovës dhe për aplikimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Mirëpo, në një paragraf tjetër vlerësohet se masat ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023 kanë pasur një ndikim shumë negativ mbi përparimin e Kosovës drejt integrimit europian.

Në draft-raport ritheksohet bindja se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian. Në të njëjtën kohë, u bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që ende nuk e njohin Kosovën që të lëvizin drejt njohjes për të mundësuar përparim të barabartë në procesin e integrimit.

Në draft-raport kërkohet gjithashtu përshpejtimi i reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe lirive themelore. Dokumenti shpreh shqetësim për progresin e kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe vë në dukje rënien e Kosovës në renditjen globale për korrupsionin. Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE më .

Përveç dinamikave të reformave të brendshme, rrugëtimi i saj mbetet i ndërlikuar nga pesë shtetet anëtare të BE-së – Spanja, Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia – që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e saj. Ajo mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat.

Vendeve që i janë bashkuar BE-së në vitet 2004, 2007 dhe 2013 – tri zgjerimet e fundit të bllokut europian – u janë dashur nga tetë deri në 14 vjet që nga dorëzimi i aplikimit e deri te anëtarësimi në BE.

Ky proces merr kohë pasi që vendi kandidat duhet t’i përmbushë disa kritere, t’i përshtatë ligjet e veta me ato të BE-së, si dhe të presë ratifikimin e traktatit për anëtarësim në parlamentet e secilit vend anëtar të BE-së. Kriteret për aplikim – të njohura si “Kriteret e Kopenhagës” – kanë të bëjnë me stabilitetin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe funksionalitetin e tregut ekonomik.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendosur edhe disa kushte shtesë, të përcaktuara përmes Procesit të Stabilizim-Asociimit. Kroacia – vendi i fundit që iu bashkua BE-së, në vitin 2013 – kishte aplikuar për anëtarësim më pak se 1 vit e gjysmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Por, i gjithë procesi deri në anëtarësimin e Kroacisë kishte zgjatur 12 vjet.

Në rastin e Kosovës, është hera e parë që një shtet aplikon për anëtarësim pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës janë Spanja, Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia. Kosova kishte arritur Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, që u nënshkrua në Strasburg, më .

Burimi: Kallxo