Samiti i NATO-s në Turqi, cila pritet të jetë dhurata e Trumpit për

0%

Shpërndaje në: Po shtohen shqetësimet në Evropë se baza industriale e mbrojtjes e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk po arrin më të furnizojë armët e premtuara për aleatët e NATO-s, pasi rezervat amerikane janë pakësuar për shkak të konflikteve në Ukrainë dhe Iran, duke i detyruar aleatët të shqyrtojnë rrugë të reja për t’u armatosur dhe për t’u mbrojtur.

Ndërsa liderët e NATO-s, përfshirë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, po mblidhen në Ankara, Turqi, SHBA-ja planifikon të trajtojë çështjen e shpenzimeve evropiane për mbrojtjen dhe shqetësimet mbi angazhimin e ardhshëm të administratës Trump ndaj aleancës ushtarake.

SHBA-ja këtë vit ka vonuar ose anuluar dërgesat e një sërë armatimesh kyçe drejt vendeve evropiane, përfshirë raketat lundruese Tomahaëk, sistemet e artilerisë raketore lëvizëse Himars dhe raketat shumë të nevojshme Patriot Advanced Capability-3 (PAC-3), nga të cilat SHBA-ja përdori rreth 50% deri në prill të këtij viti gjatë luftës së saj me Iranin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këto janë thelbësore për t’iu kundërvënë kërcënimit nga sulmet me raketa në Ukrainë dhe do të nevojiteshin gjithashtu për mbrojtjen e Evropës në rast të një konflikti të armatosur me Rusinë, raporton BBC.

Mungesat kanë zemëruar gjithashtu kryeqytetet evropiane, të cilat kanë shprehur pakënaqësi në heshtje, ndërsa janë përpjekur të shmangin përplasjet e drejtpërdrejta me administratën Trump për të parandaluar një përkeqësim më të gjerë të marrëdhënieve transatlantike. Por, presidenti Donald Trump pritet të sinjalizojë këtë javë në Turqi se është i gatshëm t’iu shesë avionët luftarakë F-35.

Nuk është ende e qartë se si, saktësisht, Trumpi planifikon ta anashkalojë ndalimin e Kongresit për shitjen e këtyre avionëve luftarakë. Megjithatë, ai deklaroi përpara udhëtimit se synon të mbërrijë në Turqi me një “dhuratë” për presidentin Recep Tayyip Erdogan, e cila “do ta bëjë atë shumë të lumtur”.

Trumpi ia ndaloi Turqisë blerjen e avionëve F-35 të prodhimit amerikan në vitin 2019, pasi vendi bleu sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400. Ai e bëri këtë me hezitim, duke fajësuar administratën Obama për krijimin e kësaj situate dhe duke shprehur mirëkuptim për Erdoganin, i cili, sipas tij, ishte “vendosur në një situatë shumë të vështirë”.

Kongresi e përfshiu këtë ndalim në ligj në vitin 2020 dhe përcaktoi se avionët F-35 mund t’i transferoheshin Turqisë vetëm nëse ajo nuk do ta zotëronte më sistemin S-400, raporton CNN.

Sistemi rus është ndërtuar për të mposhtur teknologjinë amerikane të avionëve “stealth”, gjë që ka bërë që zyrtarët në Uashington të shqetësohen se, nëse Turqia do të merrte F-35, sistemi rus mund të përdorej për të mbledhur informacione të vlefshme mbi këtë avion luftarak të gjeneratës së pestë.

Shumë republikanë në Kongres janë skeptikë ndaj transferimit të avionëve F-35 në Turqi, ashtu si edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili deklaroi në Fox Neës këtë javë se një veprim i tillë “do të prishte balancën e fuqisë në Lindjen e Mesme, e cila në fund të fundit garantohet nga epërsia ajrore e Izraelit dhe gjithashtu nga prania e Amerikës në Lindjen e Mesme.”

Megjithatë, Trump e konsideron Erdoganin mik dhe u ka ngarkuar zyrtarëve të lartë të administratës të shqyrtojnë çështjen për të gjetur një zgjidhje që do të ishte në përputhje me ligjin. “Ai është një anëtar i fortë i NATO-s,” tha Trump muajin e kaluar. “Me shumë gjasa do të bëj diçka që do ta bëjë atë shumë të lumtur.”

Liderët e NATO-s, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, i njohur për humorin e tij të paqëndrueshëm, pritet të takohen sot dhe nesër në Ankara, Turqi, për raundin më të fundit të bisedimeve mbi mbrojtjen transatlantike.

Dita parashihet të fillojë me Forumin e Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s, një samit tregtar që trajton njoftimet më të fundit të aleatëve për kapacitete të reja, përfshirë transportin strategjik ajror me avionë transportues dhe mjete të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit.

Por “drama” e vërtetë do të nisë pasdite kur presidenti Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të zhvillojnë një takim përpara samitit.

Burimi: Koha