Basha: Po sanohet rruga e dëmtuar nga vërshimet në Dardani të Ferizajt

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se kanë vazhduar punimet për sanimin e segmentit rrugor të dëmtuar nga vërshimet në fshatin Dardani të Ferizajt, ndërsa aktualisht po realizohet asfaltimi i pjesës së prekur. Në një postim në Facebook, Basha ka thënë se institucionet kanë reaguar menjëherë pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e së mërkurës.

“Fatkeqësitë natyrore nuk mund t’i parandalojmë, por do të jemi aty, sa më shpejt që është e mundur, për t’i sanuar dëmet dhe për ta rikthyer qarkullimin në gjendje normale”, ka shkruar ai.

Gjendja e rënduar në fshatin Dardani të Ferizajt pas vërshimeve, Basha del me reagim Sipas ministrit në detyrë, një ditë pas vërshimeve ai ka dalë në terren për të inspektuar dëmet, ndërsa operatori ekonomik ka nisur punimet për sanimin e rrugës po atë ditë. “Vërshimet ndodhën të mërkurën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të enjten në mëngjes isha në terren për të inspektuar nga afër dëmet, ndërsa operatori ekonomik reagoi po atë ditë duke nisur punimet për sanimin e segmentit. Pas ndërhyrjeve fillestare, sot po realizohet edhe asfaltimi i pjesës së dëmtuar, me qëllim që rruga të rikthehet plotësisht në funksion”, ka deklaruar Basha.

Bllokohet për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan pas reshjeve të dendura të shiut Ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë zhvillimit të punimeve, si dhe operatorin ekonomik dhe punëtorët për reagimin e shpejtë.

“Falënderoj qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve, si dhe operatorin ekonomik dhe punëtorët për reagimin e shpejtë dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtyre punimeve”, ka përfunduar ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi