Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, thotë se pati

0%

Mimoza Berbatovci Ukimeraj ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Klinikës së Nefrologjisë. Berbatovci Ukimeraj përmes një postimi ka thënë se kjo dorëheqje vie si pasojë e mungesës së bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të SHSKUK-së e QKUK-së dhe nga presionet e vazhdueshme.

“Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar detyrën me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, në rrethana të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të SHSKUK-së dhe QKUK-së dhe nga presionet e vazhdueshme që kanë cenuar pavarësinë time profesionale si dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të përgjegjësive që burojnë nga kjo pozitë”- ka shkruar ajo.

Berbatovci Ukimeraj e cila ishte në krye të Klinikës së Nefrologjisë për pesë vite ka thënë dorëheqja është akt përgjegjësie pasi i ishin krijuar kushte që e pengonin të realizojnë përgjegjësitë e saj. Ajo ka falënderuar stafin e Klinikës së Nefrologjisë për mbështetjen e vazhdueshme ndërsa ka përmendur disa projekte të cilat janë realizuar në mandatin e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo