FIFA e përkrah arbitrin pas komenteve të Trumpit

0%

Shpërndaje në: FIFA ka ofruar përkrahje të plotë për arbitrin brazilian Raphael Claus, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vuri në dyshim integritetin e tij për shkak të kartonit të kuq që ia dha Folarin Balogunit. Sulmuesi amerikan u përjashtua pas rishikimit të VAR-it në ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Ndërkohë FIFA, pas telefonatës së Trumpit, hoqi dënimin me një ndeshje moslojë për Balogunin. Trump të hënën ka thënë se Claus është pak i dyshimtë nëse shikohet e kaluara e tij, pa shtjelluar më shumë. Por FIFA e vlerëson Raphael Clausin si një prej arbitrave më profesional në botë.

“Gjatë karrierës, ai në vazhdimësi ka shfaqur standardet më të larta të profesionalizmit dhe integritetit”, shkruan në komunikatën e FIFA-s. Claus ka drejtuar mbi 600 ndeshje në karrierë dhe është në Botëror për herë të dytë. Në mbrojtje Clausit i doli edhe Pierluigi Colina, shefi i arbitrave në FIFA.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha