Nga Roger Waters (nga albumi The Pros and Cons of Hitch Hiking 1984) Përkthimi: Agron Shala Hej, çiko nxirre kamën dhe le ta provojmë revolucionin seksual Hej, çiko le të jetë liria për të gjithë parulla jonë nesër le ta marrim vendimin tonë të ri Po, por sonte rri e qetë ndërsa unë plaçkis varrin tënd të ëmbël dhe mbaje mend: vetëm të varfrit mund të shpëtohen Hej, çiko siç kam thënë gjithmonë, i parapëlqej buzët e tua të kuqe jo ashtu siç t’i bëri Zoti por ashtu siç e kishte ndërmend Ai Hej çiko mos ma drejto gishtin jam veç një mi në një labirint, si ti dhe vetëm të vdekurit janë të lirë Prandaj, të lutem, ma shtrëngo dorën ndërsa çajmë rrugën nëpër labirint dhe mbaje mend, çiko asgjë nuk mund të rritet pa shi Mos ma drejto mos ma drejto gishtin U zgjova me ethe çarçafët ishin qull nga djersa Ajo tha: “Ke parë një makth dhe ai ende nuk ka mbaruar” Pastaj mori qenushin në vitrinë atë me bishtin që i tundej dhe e vuri në shtrat mes dy fetave të bukës
