Gjinovci me akuza të rënda ndaj “oligarkëve” dhe “komandantëve”: S’më

0%

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar ata që, sipas tij, fshihen pas statusit të veteranit apo luftës çlirimtare për të shmangur përgjegjësinë.

Në një postim në Facebook, Gjinovci ka deklaruar se nuk e intereson nëse dikush është veteran apo jo, nëse, sipas tij, u shërben oligarkëve, abuzon me pushtetin ose vepron kundër interesave të vendit. “Une nuk gërrzhitna hiç a osht dikush veteran, a kulshedër, a çka të doni ju.

Me i shërby oligarkëve, ose si do komandanta me vjedh venin tond, a si do tjerë me i shërby Serbisë e masanej mu mshef mas flamurit, luftës çlirimtare e ku ta di une, me mu s’ju dhezë. Tash bajuni” , ka shkruar Gjinovci në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot