Mbrojtësi John Stones bëri një shaka shumë qesharake në dhomën e zhveshjes së Anglisë pas fitores 3-2 ndaj Meksikës në Kupën e Botës dhe shënjestër ishte pikërisht trajneri Thomas Tuchel. Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt bëri sikur kishte një dëmtim në shpatull, duke e mbajtur atë me dhimbje dhe duke e shqetësuar për një kohë të shkurtër trajnerin gjerman.
Pastaj Stones la performancën dhe filloi të kërcejë me energji, duke bërë që e gjithë salla – përfshirë Tuchel – të shpërthente në të qeshura. John Stones 🕺😂 The energy in the changing room last night 🔥 pic.twitter.com/mKqId1pnyJ — England (@England) July 6, 2026 Momenti i gëzuar është bërë viral për atmosferën e shëndetshme të shakave në ekipin kombëtar të Anglisë.
Vlen të theksohet se Anglia ka siguruar tashmë çerekfinalen, aty ku do të përballet me Norvegjinë. Fituesi i kësaj përballje do të ketë punë me fituesin e ndeshjeve Argjentinë-Egjipt dhe Zvicër-Kolumbi.
