Tallja e belgëve pas zhvillimeve kundërthënëse: Përmbyseni këtë

0%

Shpërndaje në: Belgjika ka fituar 4:1 ndaj SHBA-së në ndeshjen më kundërthënëse të këtij Botërori. Ndeshja u përfol shumë pasi FIFA anuloi dënimin e Folarin Balogunit, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i telefonoi presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Balogun startoi për amerikanët, ndonëse ishte përjashtuar me të kuq në ndeshjen e kaluar. Por Belgjika ishte e pandalshme.

Belgët kanë festuar fitoren duke u talluar në një mënyrë me Trumpin dhe FIFA-n. Romelu Lukaku dhe bashkëlojtarët e tij kanë festuar golin duke bërë vallëznimin e famshëm të Trumpit. Menjëherë pas fitores, federata belge ka publikuar një fotografi nga festa e Lukakut dhe ka shkruar “përmbysni këtë”. Sipas mediave, kjo ishte tallje e belgëve me Trumpin.

FIFA ka arsyetuar vendimin përmes një komunikate të gjatë të lëshuar pak orë para ndeshjes. Ankesa e Belgjikës për vendimin ishte anuluar. Ndërkohë e gjithë bota e futbollit ka reaguar pas këtij zhvillimi të paprecedent.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha