Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të lejimit të përdorimit të mjeteve elektroakustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë gjatë sezonit veror.
Sipas vendimit, lokaleve të gastronomisë u lejohet përdorimi i mjeteve elektroakustike në përputhje me standardet ligjore dhe normat e lejuara të zhurmës deri në orën gjatë ditëve të punës, ndërsa të premten dhe të shtunën deri në orën . Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se ky vendim do të jetë në fuqi deri më .
Po ashtu, me këtë vendim pezullohet përkohësisht, deri në të njëjtën datë, urdhëresa nr. 312/22 e datës e kryetarit të Komunës së Gjilanit për mbrojtjen nga zhurma. Sipas njoftimit, zbatimi i vendimit do të monitorohet nga Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga kryetari i Komunës së Gjilanit. / Telegrafi
