Mbyllet Botërori për Ronaldon, Spanja në çerekfinale

0%

Shpërndaje në: Mikel Merino u inkuadrua në fushë në minutën e 85-të, kurse dhjetë minuta më herët Ferran Torres. Inkuadrimi i Merinos dhe Torresit doli i qëlluar nga përzgjedhësi, Luis de la Fuente Dyshja ia siguroi fitoren e madhe Spanjës ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos të hënën mbrëma, në Arlington të Teksasit.

Torres lëshoi një top të shkëlqyer për Merinon, i cili ishte i pagabueshëm nga afërsia për t’ia siguruar Spanjës avancimin në çerekfinale të Kupës së Botës. Me golin e pësuar në minutën e 90-të u vendos edhe sfida e një të tetës së finales të Kupës së Botës 2026. Ronaldo me Portugalinë është shfaqur në gjashtë Kupa të Botës.

Me shumë gjasë është edhe Botërori i fundi për superyllin, Ronaldo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha