Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga protesta e 37-të që u zhvillua sot para Kryeministrisë, krahas fotos nga futbolldashësit, të cilët po ndjekin nga sheshi “Skënderbej” ndeshjen e Botërorit, Portugali-Spanjë, që po zhvillohet paralelisht me tubimin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson larmishmërinë e zgjedhjeve të qytetarëve në Tiranë.
“Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës, E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës. Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,, e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit” , shkruan Rama.
