Shpërndaje në: Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran, sot rreth orës . Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për KOHËN se dy prej tyre dyshohet se janë lënduar nga një mjet i mprehtë. “Sot rreth orës kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, (dy nga ta dyshohet se janë të lënduar nga një mjet i mpreht), të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Pllana. Tutje është thënë se “njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”
