Irani: Bisedimet me SHBA-në po shënojnë përparim, takimet pritet të

0%

Negociatat indirekte ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë shënuar zhvillime pozitive, ndërsa palët pritet të rikthehen në tryezën e bisedimeve pas përfundimit të ceremonisë mortore për ish-udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Kryetari i Parlamentit të Iranit dhe negociatori kryesor, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit me SHBA-në mbetet një proces sfidues, por sipas tij është i realizueshëm. Javën e kaluar, delegacionet e Teheranit dhe Uashingtonit zhvilluan bisedime indirekte në Doha të Katarit, të ndërmjetësuara nga autoritetet vendase.

Megjithatë, procesi u pezullua përkohësisht për shkak të zhvillimeve në Iran. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, bëri të ditur se raundi i fundit i takimeve ka sjellë përparim pozitiv dhe se data e takimit të ardhshëm do të caktohet sapo të përfundojnë ceremonitë zyrtare në Iran.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, u shpreh optimist për ecurinë e dialogut, duke deklaruar se bisedimet “po shkojnë mirë”, megjithëse theksoi se është ende herët për të nxjerrë përfundime mbi rezultatin përfundimtar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com