Tri ushqime që konsiderohen “të pashëndetshme”, por që ndihmojnë

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Jo çdo ushqim që ka yndyrë, nivel të lartë të yndyrës së pashëndetshme ose kripë është domosdoshmërisht i dëmshëm për zemrën. Sipas dietologëve, rëndësi ka përbërja e përgjithshme ushqyese, sasia që konsumoni dhe mënyra si përfshihet ushqimi në regjimin tuaj të përditshëm, ka shkruar EatingWell.

Janë tri ushqime që shpesh kanë një reputacion të keq, por që mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme për zemrën. Vezët Për vite me radhë, vezët janë shmangur për shkak të përmbajtjes së nivelit të lartë të yndyrës së dëmshme që njihet si kolesterol, por studimet më të reja tregojnë se kolesteroli nga ushqimi ndikon shumë më pak në nivelin e yndyrës në gjak sesa mendohej më parë.

“Ani pse rekomandimet e vjetra mund t’ju kenë bërë të besoni se kolesteroli është gjithmonë i dëmshëm, e vërteta është se organizmi ka nevojë për një sasi të caktuar kolesteroli për të prodhuar hormone dhe për të ndihmuar tretjen”, ka thënë dietologia Lindsey Joe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shumicën e të rriturve të shëndetshëm, konsumimi i një veze në ditë mund të jetë pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm për zemrën. Shkopinjtë e mishit të thatë Edhe pse këto produkte mund të përmbajnë shumë kripë, nuk do të thotë se duhen shmangur plotësisht.

“Tharja e mishit dhe shkopinjtë e mishit mund të jenë një ushqim praktik dhe ngopës, pasi përmbajnë proteina cilësore që ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë”, ka thënë dietologia Karman Meyer. Ajo këshillon të zgjidhen produkte të përgatitura me mish pa shumë yndyrë, si viçi ose qura, dhe që të mos kenë më shumë se 300 miligramë natrium për racion.

Kokoshkat Shumë njerëz i lidhin kokoshkat me gjalpin e kripën, por vetë kokoshkat janë një drith i plotë dhe i pasur me fibra. “Kokoshkat janë një ushqim krokant që përmban fibra dhe përbërës bimorë, të cilët mund të ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut dhe kolesterolit”, ka thënë Meyer.

Ajo rekomandon t’i përgatisni në shtëpi, pa shumë gjalpë, dhe për shije të shtoni pak djathë parmixhano. Çka tjetër mund të konsumoni? Dietologët rekomandojnë edhe fruta dhe perime, arra, djathë të freskët me pak kripë dhe qiqra të pjekura si ushqime të lehta që ndihmojnë shëndetin e zemrës.

Këto ushqime janë të pasura me fibra, proteina, yndyra të shëndetshme, kalium dhe kalcium, lëndë ushqyese që mbështesin funksionimin normal të zemrës dhe enëve të gjakut. Sipas ekspertëve, nuk duhet të gjykoni një ushqim vetëm nga përmbajtja e yndyrës, kolesterolit apo kripës. Më e rëndësishme është cilësia e përgjithshme ushqyese, sasia që konsumoni dhe balanca e dietës në tërësi.

Edhe ushqimet që dikur konsideroheshin “të ndaluara” mund të kenë vend në një regjim ushqimor të shëndetshëm, nëse konsumohen me masë.

Burimi: Koha