Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka demantuar lajmet e publikuara në disa media lidhur me pretendimet se janë publikuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra nga Inspektorati më në qumështoren “VITA”. Përmes një reagimi në Facebook, AUV ka thënë se nuk ka përcjellë asnjë e-mail me rezultate sepse ato janë ende në proces përpunimi.
“AUV njofton opinionin publik se ky lajm me këto rezultate nuk paraqet qëndrimin zyrtar të institucionit e as nuk vijnë nga institucioni ynë. Analizat laboratorike të mostrave të marra më janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar”- thuhet në njoftim.
Në reagim thuhet se “Siç është theksuar edhe gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësuesit e qumështores ‘Vita’ dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, rezultatet zyrtare do të bëhen publike vetëm pas përfundimit të të gjitha analizave laboratorike dhe verifikimit të tyre nga autoritetet kompetente”.
Ky reagim erdhi pasi Qumështorja “Vita” mbrëmjen e ka njoftuar se kanë marrë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, derisa ka deklaruar se ato konfirmojnë se produktet e tyre nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.
“Pas përfundimit të protestës që u zhvillua nga fermerët, sot më datë (), AUVK na ka përcjellur një email i cili përmbanë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit VITA nëpërmjet të cilave rezulton se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme”- thuhet në njoftim.
Ndërsa theksohet se ministri i Bujqësisë, Armend Muja, u ka premtuar se rezultatet e analizave të mostrave të marra më datë do të publikohen jo më larg se .
“Në anën tjetër, gjatë takimit të sotëm ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, Ministrit dhe përfaqësuesit e Qumështores Vita, ne si Qumështore Vita u dakorduam që të vazhdojë përkohësisht mbledhja e qumështit nga fermerët, ku këtë vendim e kemi marrë për hirë të fermerëve dhe për shkak se Ministri Muja premtoi se rezultatet e analizave të mostrave të marra më datë do të publikohen jo më largë se , ku deri më këtë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit”- thuhet tutje në njoftim.
Ky njoftim i qumështores “VITA” është publikuar nga disa media, të cilat pretendonin se janë të mostrave të marra më . Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka reaguar pas takimit me përfaqësues të Shoqatës së Fermerëve të Qumështit, duke deklaruar se respekton të drejtën e tyre për të protestuar dhe se është duke punuar për të siguruar vazhdimin e grumbullimit të qumështit në mënyrë që fermerët të mos pësojnë dëme ekonomike.
Në një reagim publik, Ministria thekson se fermerët nuk janë objekt i procedurave administrative që po zhvillohen aktualisht, duke sqaruar se ato kanë të bëjnë ekskluzivisht me respektimin e detyrimeve ligjore nga operatorët e biznesit me ushqim.
Sipas MBPZHR-së, veprimet e ndërmarra në sektorin e qumështit nuk janë masa kundër industrisë së përpunimit, por synojnë forcimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konsumatorëve dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë operatorët në treg. Qumështorja “VITA” nga sonte, , do të fillojë grumbullimin e qumështit të freskët nga fermerët të cilët e dorëzojnë atë në këtë kompani.
Ky lajm u bë i ditur nga anëtari i Shoqatës së Fermerëve të Qumështit, Fidan Krasniqi, pas takimit disaorësh të zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë me ministrin në detyrë, Armend Muja, zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përfaqësuesve të prodhuesve të qumështit, të shoqatës dhe përpunuesve.
Krasniqi tha se sipas marrëveshjes shumë shpejt pritet publikimi i rezultateve të analizave të mostrave të marra në qumështoren “VITA”. Protesta e tyre erdhi pak ditë pas mbylljes së qumështores “VITA”, zyrtarë të së cilës shpallën mbylljen e saj për shtatë ditë pas aksionit të inspektimit nga AUV, të zhvilluar më .
Dy ditë më vonë, më , Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli inspektues në fabrikën e përpunimit të qumështit “VITA” janë identifikuar parregullsi që lidhen me zbatimin e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë.
