Ka përfunduar pa gola një pjesë e parë tejet intensive dhe me ritëm të lartë në Arlington, ku të dyja skuadrat patën shanset e tyre të arta për të kaluar në avantazh. Ndeshja nisi më mirë për Spanjën, e cila rrezikoi e para në minutën e 8-të me Mikel Oyarzabal që gjuajti ngjitur me shtyllën, ndërsa në minutën e 16-të portieri Diogo Costa bëri një pritje vendimtare ndaj Alex Baena-s.
Spanjollët shpërdoruan një tjetër mundësi të artë në minutën e 31-të kur Dani Olmo dështoi të shënonte me kokë jashtë kuadratit. Pas këtij presioni, Portugalia u zgjua dhe në minutën e 37-të Unai Simon bëri një mrekulli duke pritur goditjen e Cristiano Ronaldo-s nga brenda zonës.
Rasti më dramatik i gjithë pjesës së parë erdhi në minutën e 41-të, kur Nuno Mendes godet shtyllën, duke shpëtuar fatmirësisht Spanjën përpara se gjyqtari Anthony Taylor t’i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin e pastër 0-0.
