Edhe pse rivaliteti mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit vazhdon prej vitesh në fushën e futbollit, partneret e tyre duket se kanë një marrëdhënie miqësore dhe mbështesin njëra-tjetrën. Georgina Rodriguez së fundmi prezantoi biznesin e saj të ri, ndërsa mbështetjen e mori pikërisht nga Antonela Roccuzzo.
Ylli i Netflix ka prezantuar markën e re të veshjeve me seli në Dubai, e cila, sipas saj, ofron veshje me çmime nën 100 euro për gratë në mbarë botën. Foto: Instagram Për promovimin e markës së re, Georgina i dërgoi Antonela Roccuzzos një paketë promovuese me disa prej produkteve të koleksionit të saj.
Antonela ndau në Instagram një fotografi të dhuratës dhe e falënderoi publikisht Georginën. “Faleminderit shumë, Georgina”, shkroi ajo. Më pas shtoi: “Gjithçka është e mrekullueshme. Të uroj gjithë suksesin e botës”. Georgina prezantoi markën Mimoa gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Kolumbisë, ku ishte në tribunë për të mbështetur partnerin e saj, Cristiano Ronaldon.
Ajo kishte veshur një kombinim sportiv të përbërë nga geta dhe një bluzë të ngushtë me mëngë të shkurtra, me prerje në formë V dhe me numrin 7 të Ronaldos në pjesën e pasme. Gjatë prezantimit të markës, shpjegoi se ideja lindi nga bindja se trupi i gruas nuk është diçka që duhet rregulluar, por është i gjallë, i mjaftueshëm dhe i bukur ashtu siç është.
