37 ditë revoltë. Shqiptarët vijojnë pa ndalur protestën. Kërkesa e vetme qytetarëve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. “Shqipërinë e ka bekuar Zoti. Përse duhet ta shesin? Nuk duan të na lënë ta gëzojmë, por nuk do ta lejojmë. Kemi pasuri sa të duash, por qeveria i ka shitur sepse mendon se ne nuk jemi gjallë.
Gënjen pensionistët me një gjel deti për Vit të Ri, por ua merr shpirtin me çmimet që janë rritur në stratosferë. Na gënjeve ndër vite, por shih këtë shesh se çfarë po bëhet çdo ditë. Kjo protestë pas viteve ’90 është me e paqta që ka ndodhur, edhe Europa po flet për ne” , tha mes të tjerash ajo.
Sheshit i janë bashkuar edhe emigrantë nga vende të ndryshme të botës Protestuesja nga Gjermania, theksoi se do të protestojnë deri sa të largohet. “Do të jemi këtu deri sa të ikësh”, u shpreh ajo.
